01 — Services

Çfarë bëjmë.

Çdo komunikim nis nga objektivi. Gjashtë fusha ku ndërhyjmë, të gjitha me të njëjtin standard: qartësi, përgjegjësi dhe gjykim profesional.

01
Strategji komunikimi

Drejtim i qartë për mënyrën si flisni dhe pozicionoheni.

Ndërtojmë strategji që përcaktojnë çfarë duhet thënë, kujt, si dhe pse.

02
Branding & Pozicionim

Nga ideja te një markë e qartë, e dallueshme dhe e pozicionuar mirë.

Ndihmojmë biznese të reja, produkte dhe iniciativa të ndërtojnë identitetin, pozicionimin dhe mënyrën si prezantohen në treg.

03
Reputacion & PR

Reputacioni ndërtohet në kohë.

Këshillojmë mënyrën si një kompani, profesionist apo figurë publike ndërton marrëdhënie të besueshme me publikun, median dhe grupet e interesit.

04
Profil publik

Pozicionim dhe komunikim për profesionistë, drejtues dhe figura publike.

Për ata që duan që profili i tyre publik të jetë në përputhje me ekspertizën dhe përgjegjësinë që mbajnë.

05
Përmbajtje & Mesazh

Fjalët kanë rëndësi.

Website, prezantime, fjalime, artikuj, deklarata, mesazhe institucionale dhe përmbajtje të tjera të ndërtuara me qëllim.

06
Komunikim në Krizë

Kur komunikimi bëhet kritik, qartësia bëhet edhe më e rëndësishme.

Përgatitje, këshillim dhe drejtim i komunikimit në situata që mund të ndikojnë reputacionin.

Për kë punojmë

Për njerëz që kanë diçka me vlerë për të thënë.

Për njerëz dhe organizata që duan ta komunikojnë atë vlerë në nivelin që ajo meriton.

Companies

Kompani që duan të komunikojnë më mirë punën, ekspertizën dhe identitetin e tyre.

Professionals

Profesionistë që duan të ndërtojnë një profil publik në përputhje me ekspertizën e tyre.

Leaders & Public Figures

Drejtues dhe figura publike që duan të komunikojnë me më shumë qartësi, profesionalizëm dhe përgjegjësi.

Organizations & Institutions

Organizata dhe institucione që kanë nevojë për komunikim strategjik, të strukturuar dhe të besueshëm.

Let's talk

Cila fushë ju përket?

Na tregoni situatën dhe ju themi ku fillohet.

Nisni bisedën